Lajme

‘Fapoli’ në Podujevë shitet për 555 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 24 May 2017
Në valën e shitjes së aseteve numër 32, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerr në shitje 74 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga tërë Kosova.

Në këtë valë të privatizimit janë pranuar 65 oferta, ndërsa shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 334 mijë e 668 euro, raporton KP.

Oferta më e lartë në këtë Valë të privatizimit ishte për ndërmarrjen shoqërore “Fapoli” në Podujevë në vlerë prej 555 mijë euro nga ofertuesi L61.Oferta më e lirë ishte për njësinë NBI Rahoveci prona në Hoçë të Madhe në vlerë prej 5 mijë e 232 euro nga ofertuesi L45

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera