Sport

Fantastike: Vashat e Mitrovicës lënë prapa ato të Juventusit dhe Besiktashit për vitin 2019

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 15 December 2019

Paraqitjet fantastike të Klubit të Futbollit të Femrave “Mitrovica” në garën e Ligës së Kampionëve këtë edicion, kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Seid Onbashi të renditet në mesin e skuadrave më të mira në Evropë për vitin 2019, raporton Gazetasheshi.

Kampionet e Kosovës renditen në pozitën e 28-të për vitin 2019 dhe atë me pikë të barabarta me skuadrat Ryazan VDV, FC Zurich dhe WFC Chertanovo që renditen në tabelë përpara vashave mitrovicasve (3.990 pikë).

Por, prapa vashave të Mitrovicës renditen skuadra më me nam si Juventus e Beshiktash.

-Advertisement-

KFF Mitrovica kishte arritur me plot sukses ta kalonte Grupin 2 në Ligën e Kampionëve për vasha duke dalë si skuadra e parë nga grupi me pikë maksimale.

Më pas ato u eliminuan në 1/32 e finales nga skuadra gjermane Wolfsburg.

Në renditjen e përgjithshme të klubeve KFF Mitrovica renditet në vendin e 81-të me 4.320 pikë.

KFF Hajvalia mbetet në vendin e 92-të me 2.320 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera