Sport

FANTASTIKE: Kosova e mposhtë Islandën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 20 February 2020

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur mbarë parakualifikimet për Kampionati Botëror 2023, shkruan Gazeta inFokus.

Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Islandës me rezultat 80 -78.

Kjo ishte ndeshja e parë e ‘Dardanëve’ në Grupin B në kuadër të parakualfikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

-Advertisement-

Takimi u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, aty ku tifozët ‘Dardanët’ dhuruan spektakël në tribuna.

Te Kosova basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Dardan Berisha, i cili realizoi 18 pikë dhe 4 kërcime.

Pas kësaj fitoreje Kosova renditet e dyta në Grupin B me 2 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia që kryeson.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Luksemburgut me 23 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera