Sport

FANTASTIKE: Kombëtarja e Kosovës parat e fituara nga çmimi i kombëtares së vitit i dhuron për Arben Beqirin

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 27 February 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës mbrëmjen e së enjtes e ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët e vitit 2019, shkruan Gazeta inFokus.

Çmimi për kombëtaren më të mirë të vitit shkoi për Kombëtaren e futbollit, e cila këtë vitë pati paraqitje fantastike në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

‘Dardanet’ nuk arritën të kualifikoheshin përmes fazës së grupeve, por ëndrrën e kualifikimit mund ta bëjnë realitet në muajin mars, aty ku në Play-Offin e Ligës së Kombeve takohen me Maqedoninë Veriore në Shkup.

-Advertisement-

Ne rast të triumfit ndaj maqedonasve, Kosova kualifikimin për në kampionatin Evropian do ta kërkojë në finalen ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

E për të gjitha këto suksese Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dhuruar 1,500 euro për Kombëtares e Kosovës në futboll, shumë të cilën e ka pranuar ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Sahiti shumë e marrë nga KOKU e ka dhuruar për portierin e Trepçës ’89, Arben Beqirin, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Kënaqësi e madhe kur vlerësohesh me sukseset e arritura. Kosova ka ende punë para vetës dhe ‘sërish vjen marsi’ që të realizohet ëndrra jonë.

Kjo shumë (1500 euro) ka vlerë më të lartë pasi ipet nga KOK, dhe do të jetë motiv shtesë për neve.

Kjo vlerë e dhënë do të shkoi për portierin Arben Beqiri, i cili vuan nga një sëmundje, dhe në emër të Kombëtares dua të them se kjo shumë i takon atij”, tha Sahiti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera