Sport

Fantastike kjo se çfarë ka bërë sot klubi i Gjilanit ndaj skuadrës ruse

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 22 January 2020

Klubi i Gjilanit ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

E në vlugun e përgatitjeve gjilanasit po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore, për të parë nga afër formën e futbollistëve.

Nënkampionët vjeshtor të Superligës sot kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj skuadrës ruse, Yenisey Krasonyarsk.

-Advertisement-

Gjilanasit e fituan këtë duel me rezultat minimal 1-0 falë golit të realizuar nga Darko Nikac në 45 minutat e parë.

Por, nuk shkoi në rregull gjithçka që ishte planifikuar për këtë takim, pasi klubi nga Rusia nuk u tregua korrekt, ku në kanalin zyrtar në You Tube, ku e transmetonin ndeshjen live, e kishin paraqitur Gjilanin si klub nga Serbia.

Por, zyrtarët gjilanas nuk qëndruan duarkryq dhe reaguan ashpër, madje edhe duke kërcënuar se ndeshja mund të ndërpritet nëse nuk rregullohet gabimi.

Pas reagimit të klubi kosovar, rusët e përmirësuan gabimin dhe Gjilanin e paraqiten si klub të Kosovës.

Më poshtë keni edhe reagimin e klubit të Gjilanit në rrjetin social ‘Facebook’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera