Sport

Fantastike kjo: Lojtari i Arsenalit e merr topin nga porta e tij dhe i shënon gol Chelseas (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 21 January 2020

Chelsea dhe Arsenali po luajnë momentalisht në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të Premierligës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ e kanë barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 63’ të takimit.

Golin për Arsenalin e shënoi Martinelli.

-Advertisement-

Braziliani e mori topi thuajse nga porta e tij dhe me vrap të shpejtë shkoi dhe realizoi një gol të bukur për rezultat 1-1.

Ndryshe, Arsenali që nga minuta e 23’ po luan me një lojtar me pak për shkak se David Luiz është përjashtuar me karton të kuq, pasi shkaktoi penallti, e cila erdhi pas një gabimi trashanik të Shkodran Mustafit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera