Sport

FANTASTIKE: Kaq para u mblodhen në ndeshjen Ballkani – Ferizaj, për shërimin e Jetlir Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 23 February 2020

Ballkani e ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

‘Portokallinjtë’ triumfuan ndaj Ferizajt me rezultat 3-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë në kuadër të javës së 19-të në Superligë.

Golat për skuadrën e Ismet Munishit i realizuan Edvin Kuç, Arbër Hoxha dhe portieri Armend Ruxhi.

-Advertisement-

Në këtë takim  të pranishëm ishin mbi 1 mijë shikues.

E të hyrat nga shitja e biletave kanë shkuar për Jetlir Krasniqin, i cili vuan nga një sëmundje.

2526 euro të mbledhura klubi i Ballkanit ia ka dorëzuar familjes së Krasniqi.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të skuadrës nga Suhareka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera