Sport

FANTASTIKE: ‘Intelektualët’ udhëtuan 400 kilometra për ta mbështetur Dritën në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 09 August 2020

Skuadra e Dritës të shtunën mbrëma arriti ta mposhtë kampionin e Andorrës, Inter d’Escaldes me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në Nyon të Zvicrës në kuadër të gjysmëfinales së parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse ndeshja ishte lajmëruar se do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë ‘Covid -19’, një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Dritës kishin udhëtuar deri në 400 kilometra për të qenë afër futbollistëve (jashtë stadiumit) që në fund ia dolën të kualifikoheshin në finale.

Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një lidhje direkte për emisionin ‘Arena Sportive’ në RTK.

-Advertisement-

”Kam dëgjuar që ‘Intelektualët’ kanë udhëtuar 300-400 kilometra që të na përkrahin në të gjitha format, edhe pse ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve”, tha Zymberi.

Drita në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve do të luaj me Linfieldin, që është kampion i Irlandës Veriore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera