Sport

Fantastike: Enis Bardhi me golin e dytë në fund të ndeshjes e shpëton Levanten nga humbja

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 28 October 2021

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi, e ka shpëtuar skuadrën e Levantes nga humbja ndaj Athletico Madridit, duke realizuar golin e dytë personal në minutën e 90-të të ndeshjes për rezultatin 2-2, shkruan Gazeta inFokus.

Levante dhe Athletico Madridi kanë luajtur baras 2-2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në elitën e futbollit spanjoll.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi sulmuesi francez  Antoine Griezmann, i cili në minutën e 12’ shënoi për rezultatin 1-0 për Athletico Madridin.

-Advertisement-

Levante arriti ta barazonte rezultatin 1-1 në minutën e 37’ me golin e realizuar nga Enis Bardhi, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, kurse në 45 minutat e dytë, të dy skuadrat realizuan edhe nga një gol.

Athletico Madridi e riktheu rezultatin 1-2 në minutën e 76’ me golin e realizuar nga Matheus Cunha.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po përfundonte me fitoren e Athleticos, në skenë doli edhe një herë futbollisti me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi, i cili përsëri nga penalltia shënoi për rezultatin për përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Levante renditet e 19-ta me 6 pikë, kurse Athletico Madridi mbetet i gjashti me 19-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera