Sport

FANTASTIKE: ‘Dardanët’ duartrokasin futbollistët çek pas ndeshjes (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 14 November 2019

Kosova u mposht nga Çekia me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, përcjell gazetasport.com

Goli i shënuar nga Atdhe Nuhiu nuk mjaftoi ti siguroj 3 pikë ‘Dardanëve’, ku vendasit rikthyen rezultatin me golat e Kral dhe Celustka.

Ajo që la përshtypje shumë të mira ishte tifozëria kosovare që ishte e pranishme në stadium ku nuk u ndalën asnjë moment duke përkrahur Kombëtaren e Kosovës.

-Advertisement-

Pas shumë provokimeve e fyerjeve në drejtim të tyre, ‘Dardanët’ duartrokiten futbollistët çek pas ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera