Sport

FANTASTIKE: Arb Manaj është shndërruar në “idoll” te skuadra e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 22 November 2020

Arb Manaj ka qenë edhe njëherë tjetër vendimtar për ekipin e tij turk, Ankara Keciorengucu, teksa ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në fitoren prej 6-0 ndaj ekipit Akhisarspor, raporton Gazetasheshi.com.

Reprezentuesi i Përfaqësueses U21 të Kosovës ka realizuar dy herë brenda gjysmë ore lojë për skuadrën e tij. Golin e parë në ndeshje ai i shënoi minutën e 18-të, ndërkohë që shpejtë e gjeti edhe golin e dytë, pasi që realizoi në minutën e 33-të.

Manaj asistoi edhe te goli i Ekinci C. në minutën e 45-të dhe te goli i Yilmaz B. në minutën e 54-të.

-Advertisement-

Kështu, pas ndeshjes, skuadra e tij e ka cilësuar si më të mirin sulmuesin kosovar.

Sulmuesi nga Klina është përshkruar me dhinë që zakonisht vendoset kur përmendet emri i Messit ose Ronaldos si G.O.A.T.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera