Rozë

Fansi i propozoi Rita Orës kur ishte në Tiranë, reagimi epik i këngëtares (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 09 September 2022

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, mbajti në sheshin “Skënderbej” një koncert në 6 shtator, ku dhuroi një super performancë elektrizuese.

Por, pas saj teksa ka qenë duke u larguar, një fans i ka propozuar për martesë: “Rita, do martohesh me mua të lutem?”, pyet ai teksa me humor ajo ia kthen: “Çfarë pyetje palidhje…”

Mesa duket fansi ka humbur disa përditësime të fundit, pasi para pak javësh Rita u martua në fshehtësi me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Thuhet se çifti në fillim të këtij muaji u martuan në një ceremoni private dhe po përgatiten për një dasmë të madhe.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Nga ana tjetër kujtojmë se kur artistja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ishte në “Sunny Hill” në Kosovë mori një propozim edhe më epik. “A të jep nana në katun”, ka qenë pyetja që i ka bërë njëri prej pjesëmarrësve këngëtares shqiptare. Pasi ka dëgjuar pyetjen, ajo nuk e ka fshehur reagimin, duke e mohuar me duar e duke shkaktuar kështu të qeshura te të pranishmit.

Të tjera