Rozë

Fansat i luten Justin Bieberit që ta anulojë koncertin në Londër, pas sulmit terrorist (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 26 May 2017

Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi dy ditë më parë në Mançester në koncertin e këngëtares Ariana Grande, duket se asnjë tjetër i tillë më nuk do të jetë i sigurt.

Kjo është edhe arsyeja pse fansat e këngëtarit shumë të njohur Justin Bieber i kanë kërkuar atij së fundmi që të anulojë koncertin e paraparë të mbahet më 2 korrik në “British Summerfest Festival”, i cili mbahet në Londër.

Njëri ka shkruar: ‘Anulo koncertin e Justin në Mbretërinë e Bashkuar, ju lutem! Ne duam që ai të jetë i sigurt “, ndërsa një tjetër i kërkoi Braun: ‘Ju lutem anuloni koncertin e Justin në Mançester. Kam frikë se diçka do t’i ndodhë atij’.

-Advertisement-

Braun, i cili është menaxheri i këngëtares Ariana Grande, ka anuluar tashmë një pjesë të mirë të koncerteve të turneu muzikor të këngëtares.

“Zemrat tona janë thyer. Fjalët nuk mund të shprehin pikëllimin tonë për viktimat dhe familjet e dëmtuara në këtë sulm të pa kuptim”, ishte shprehur ai.

Ndërkohë ende nuk është marrë një vendim nëse koncerti performanca e Justin në Londër do të anulohet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera