Sport

Fanella me numër 15 e përfaqësueses së Kosovës pensionohet me emrin e Gazmend Sinanit

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 25 June 2018

Fanella me numër 15 e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll do të pensionohet me emrin e basketbollistit Gazmend Sinani, i cili e humbi jetën në një aksident rrugor në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë, shkruan GazetaFokus

Vendimin për pensionimin e fanellës me numër 15 të Përfaqësueses së Kosovës, e ka marr numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

LEXO EDHE: Sokoli: Japonia ka planifikuar të shpallet kampione në vitin 2050, plani i tyre po shkon mirë

-Advertisement-

“Ishe i pari që veshe fanellën e Kombëtares me numër 15. Atë numër e kërkove prapë pardje. Atë numër do ta mbash përgjithmonë vetëm ti, Gazi jonë. Numri 15 i Kombëtares sonë do të pensionohet me emrin tënd, Gazmend Sinani.

Ishe plot jetë Gaz. Ike nga kjo jetë papritmas, por do të mbetesh gjithë në zemrat e të gjithë atyre që të njohën. GS#15”, ka bërë të ditur Fetahu. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera