Sport

Fanella kuqezi më e kërkuar në ankand, nuk është ajo e Brojës

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 18 June 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Francë.

Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë.

25-vjeçari kuqezi, i lindur në Zyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare. Fansat e përfaqësueses sonë do të ishin të lumtur të kishin një fanellë të Bajramit e kur bëhet fjalë për atë që ka veshur mbrëmjen 15 qershorit në Dortmund, do të ishin të gatshëm të paguanin shuma marramendëse.

-Advertisement-

Në fakt, sikurse edhe pritej, bluza që Nedim Bajrami ka veshur kundër Italisë është më e kërkuara në ankandin (mbyllet nesërm në mesditë) e fanellave që kuqezinjtë kanë veshur ndaj të kaltërve.

Deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanellën e Bajramit kishte arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro.

Sigurisht që me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera