Rozë

Fanella e Kobe Bryant shitet me çmim të madh

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 05 June 2022

Një fanellë e veshur nga I ndjeri Kobe Bryant gjatë ndeshjeve në playoff me Los Angeles Lakers në 1996-97 është shitur në ankand për më shumë se 2.7 milionë dollarë. Këtë e ka raportuar TMZ.

Bryant thuhet se e ka veshur të paktën pesë herë fanellën

-Advertisement-

Ende nuk është bërë e ditur se kush e ka blerë fanellën.

Kujtojmë që Bryant vdiq dy vite më parë pas rrëzimit të helikopterit.

Ai ishte bashkë me vajzën e tij Gianna, ku fatkeqësisht mjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u rrëzua dhe vdiqën piloti e tetë pasagjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera