Familjet, në terr për tre policët
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 19 June 2023
Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre.
“Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa.
I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës.
I mërzitur, ai tregoi se marrja e lajmit ishte moment i vështirë për familjen.
“Dikush është dashur të jetë atje. I ka rënë shorti familjarit tonë, atij tjetrit e atij tjetrit. Po të mos kishin qenë këta, do të kishin qenë disa të tjerë”, tha ai.
REL qëndroi në fshatrat Peran dhe Letancë të komunës së Podujevës, në verilindje të Kosovës, për të takuar familjarët e dy prej tre policëve, që Serbia pohon se u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj.
Në Letancë, familjarët e policit Rifat Zeka nuk deshën të flasin për rastin, duke thënë se kanë pak informacione.
“Jemi në kontakt me zyrtarë të institucioneve, por nuk ka asgjë të re nga ajo që dihet deri tash”, deklaruan ata.
Ndërkaq, kontakti me familjen e policit Shemë Mustafa, nga Mitrovica e Jugut, ka qenë i pamundur.
Mësohet jozyrtarisht se avokatë në Serbi, të angazhuar për mbrojtjen e policëve të Kosovës, kanë kërkuar dokumente e informacione për tre zyrtarët, rreth kohës dhe angazhimit të tyre në Policinë e Kosovës, e të tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 19 qershor se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në një takim krize të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, që po mbahen në burg në Serbi.
“Unë dua fillimisht të pres vizitën e [shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd] ambasadorit Jetish Jashari, në Kralevë, dhe vetëm më pas, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë, që po mbahen peng, rob, në Serbi, si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin [për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit]”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.
Kurti tha se vizita e Jasharit është menduar për ditën e nesërme (20 qershor).
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, gjatë javës së kaluar tha se tre policët “po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor”.
Një gjë të tillë e kanë demantuar autoritetet në Serbi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.
Policët e Kosovës janë nën masën e paraburgimit prej 30 ditësh në jugun e Serbisë. Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka urdhëruar kryerjen e hetimeve ndaj tyre.
Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.
Rasti me tre zyrtarët policorë ka përkeqësuar situatën në veriun e Kosovës, ku ka pasur rritje tensionesh që prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë./REL
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...