Lajme

Familjari i 7 vjeçarës që vdiq sot me fjalë rrëqethëse për të, akuzon ordinancën private

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 04 August 2020

Një vajzë 7-vjeçare kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës në mëngjesin e sotëm, në ordinancën private “Poliklinika CT Scanner”. E njëjta ka humbur jetën, e për këtë familjarët të T.H po dyshojnë se mbesa e tyre ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit. Policia ka konfirmuar këtë rast si vdekje të dyshimtë, duke shtuar se janë duke punuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes.

E një familjar i saj, Fidaim Haxhiu, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar disa fjalë rrëqethëse për vogëlushën 7 vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Haxhu ka treguar se ajo edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen.

-Advertisement-

“Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, ne të gjithë prisnim që më datën 11.08.2020 të ta festojmë ditlindjen tënde e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe atë nga dora e mjekut dr.Arben Kutllovcit dhe ordinanca e tij ISHP”CT Scaner në Ulpianë. Dora e tij asnjëherë mos i përkthelt fëmijet e tij, Tuancës sot ja ndali grymëmarrjen në gjysmë, ajo pritste të shknte në shkollë ai sot nuk e lojoi këtë”, tha ai.

Haxhiu ka akuzuar ordinancën private për vdekjen e Tuanës.

“Do të mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesinë dhe mosnjohuritë tua o doktor i mjerë. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njomë, sytë e saj të shkruar asnjëherë nuk do i shofim më. Na e qite tymin e tymi të ta mbuloftë shpirtin tëndë, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7 vjeçare. Zemra jonë mirë ashtu siç të kemi dashur gjithmonë do të duam pa rreshtuar. Pëllumbesha jonë fli qetë në arajsën e qetë, Allahu i don engjëjt t’i ketë afër vetes”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera