Familjarët rrëfejnë për vrasjen e vajzës dhe mbesës së tyre
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 08 August 2018
Janë mbledhur për t’i pritur kufomat e Valeriana Marku – Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës së saj 9 vjeçe. Këto dyja u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj. Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov. Familja ka hapur të pame. Ata për Express-in kanë rrëfyer rreth momentit kur ish-dhëndri ua mbyti vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë.
Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet t’i ketë paraprirë vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma. Valeriana Nrecaj bashkë me vajzën e saj u vranë nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj.
Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valerianën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.
Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjen e viktimës. Aty kanë shpjeguar rreth momentit kur Pjetri u kishte shkuar në shtëpi.
Nipi i të ndjerës i tha gazetës se Pjetër Nrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valerianën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.
Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
“Tash të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhembë zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.
Nga familja e së ndjerës tregojnë se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
“Valeriana e ka paditë atë se po ushtron dhunë ndaj saj. Edhe u kthy këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje u kanë te familja. Ka kërku me u pajtu. Vajza ka insistu që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë”, ka thënë nipi i tashmë të ndjerës.
Ai sqaron se pak minuta pas vizitës së parë të Nrecajt gjatë ditës së djeshme në familjen Marku të Brekocit të Gjakovës, Valeriana tashmë e ndjerë kishte shkuar në Polici për ta raportuar rastin. Policia e ka vizituar familjen e së ndjerës por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin.
“Kur ka ardhë ai më vonë me kallashnikov. E ka njoftë terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka fillu me gjujtë. Viktimë ranë mesa jonë me vajzën e saj”, thonë në familje.
E ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
“Rreth orës 21:00, 43 vjeçari Pjetër ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.”
Ndaj Pjetër Nrecajt është ngritur aktakuzë, ndërsa i dyshuari është në paraburgim prej 30 ditësh.
Të tjera
-
Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij
Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar mas...
-
Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës, para saj i ishte ndarë Merkelit, Reaganit dhe Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Co...
-
Sveçla:Ngjarjet e djeshme kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën për medie duke ...
-
Kurti: Sikur Serbia të ishte nën sanksione, s’do të ishim në këtë situatë – ky është shtet mafioz
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po të kishte sanksione ndaj S...
-
Serbia dje ndaloi mbi 1 mijë kosovarë, ministri i brendshëm jep detaje: U maltretuan – i pyetën për lidhjet me UÇK-në
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra ...
-
Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar...
-
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Edhe pse gjysma e prillit ishte jashtëzakonisht e ngrohtë, temperaturat janë ...
-
Haradinaj: Institucionet shtetërore të japin ultimatum të prerë për lirimin e Jankoviqit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka qenë inert reagimi i Kosov...
-
Borrell paralajmëron lúftë të gjerë në Lindjen e Mesme
Takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës ka filluar të enjten me diskutimet e ...
-
Qeveria miraton Projektligjin për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermierë, kirurgë, veterinerë, farmacistë dhe mami
Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen ...
-
Hovenier i shkon në zyrë presidentes Osmani pas zhvillimeve të djeshme në kufijtë serb
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka shkuar këtë të enjte në...
-
Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensioni...