Lajme

Familjarët kërkojnë angazhim më të madh të institucioneve për të pagjeturit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 24 October 2017

Në Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, në Prishtinë, po mbahet takimi multietnik për çështjen e personave të zhdukur.

Bëhet e ditur se takimi është organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, nën udhëheqjen e Bajram Qerkinit dhe Milorad Trifunoviq.
Pjesëmarrës në këtë takim është edhe kryetari i grupit punues, Ibrahim Makolli, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, si dhe EULEX.

Po ashtu, në takim po marrin pjesë edhe familjarë, shqiptarë e serbë, të personave të pagjetur, nga të gjitha komunat.

-Advertisement-

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me kërkesat e familjarëve të të pagjeturve, njëra prej të cilave është një angazhim më i madh i institucioneve.

Një kërkesë tjetër e këtij takimi është edhe të ndryshohet ligji për personat e zhdukur, në veçanti për pjesën që ka të bëjë me të drejtën e kompensimit për familjarët e personave të zhdukur nga secila familje, pasi një numër i madh i familjeve jetojnë në kushte të vështira materiale.

Aktualisht, në Kosovë numri i personave të pagjetur nga lufta e fundit arrin shifrën 1.658./kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera