Lajme

Familjarët e të zhdukurve nuk i besojnë premtimit të presidentit

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 25 August 2017

Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se do të angazhohet personalisht për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur po shihet si e parealizueshme nga familjarë të të zhdukurve, shkruan sot “Koha Ditore”

Ata konsiderojnë se Thaçi tash e 18 vjet ka pasur pozita të larta në skenën politike dhe nuk ka bërë asgjë për këtë çështje.

Një ditë më parë presidenti Thaçi në një konferencë të organizuar nga “Qendra Burimore për persona të zhdukur”ka thënë se është e papranueshme që 18 vjet pas përfundimit të luftës nuk është zbardhur fati i personave të pagjetur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera