Familjarët e të zhdukurve në Gjakovë kërkojnë të dënohen kriminelët serbë
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 11 July 2020
E rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, jeton e vetmuar zonja Ferdonije Qerkezi. Shumë e zhgënjyer që ende askush nuk u dënua për krimet që forcat serbe i kryen ndaj familjarëve të saj nëna Ferdonije e konsideron të padrejtë aktakuzën ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftuan vetëm për lirinë e vendit.
Qerkezi, ndërsa rrëfen për 27 marsin e vitit 1999 kur nga shtëpia forcat serbe ia rrëmbyen bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, thotë se pala ndërkombëtare me popullin e Kosovës po sillet sikur me një “kukull”.
Ferdonije Qerkezi e cila ende nuk di asgjë për fatin e bashkëshortit të saj dhe 2 djemve, Armendin dhe Ardianin, shprehet se përkundër shumë deklaratave dhe dëshmive të dhëna ende askush nuk u vu para drejtësisë për të këqijat që i ndodhën familjes së saj.
“Krimet që na i kanë bërë ‘shkijet’ (serbët) që mi kanë marr bashkëshortin dhe 4 djemtë m’i ka zhdukur dhe nuk e di se ku i kam sot për dy i di Artanin dhe Edmondin që m’i kanë kthyer trupat, ndërsa për bashkëshortin Halimin dhe Armendin dhe Ardianin jo. Nuk janë marrë parasysh dënimet e ‘shkijeve’ hiç.. As nuk ka bërë EULEX-i na i ka fshirë dokumentet, as UNMIKU…Pala ndërkombëtare është kah sillet me ne sikur me një kukull që luan me të, ‘shkijet’ (serbët) është duke i përkëdhelur fortë ne i kemi dhënë me mija deklarata me mija dëshmi i kam dhënë nuk ka qime të flokut çka kam folur dhe çka kam dhënë. Ata janë duke ia mbajtur krahun ‘shkijeve’ (serbëve) se ku është çështje kështu që po i mbrojnë kaq fortë as unë nuk po marr vesh. Neve edhe ndërkombëtarët po na dëmtojnë shumë”, theksoi Qerkezi.
Për punën dhe vetë Gjykatën Speciale ajo thotë se është një gabim i madh. E mllefosur mes lotësh nëna të cilës paramilitarët serbë ia vranë bashkëshortin dhe katër djemtë thotë se bashkësia ndërkombëtare po bënë gabime derisa po tenton t’i dënojë çlirimtarët e Kosovës.
Ajo kërkon nga pala ndërkombëtare që t’i bëjë më shumë presion që të tregojë për vendndodhjen e mijëra të zhdukurve në Kosovë që ende nuk dihet për fatin e tyre.
“Gjykata Speciale për mendimin tim gabim shumë pse në vend që me i dënua ‘shkijet’ (serbët) se çka na kanë bërë neve që na kanë zhdukur më së pari familjen time, e kanë vrarë deri fëmijën në bark…E tash ata po shikojnë për t’i dënuar ushtarët tanë që e kanë mbrojtur vendin e vetë dhe popullin e vetë e kështu që edhe bashkësia ndërkombëtare është kah punon gabimisht total… Ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion Serbisë ‘shkijeve’ të Serbisë që na kanë zhdukur na kanë vrarë na kanë djegur, ka familjet që janë djegur komplet në shtëpi ata po i shuajnë kjo duhet me dal në shesh për çka kanë zhdukur, vrarë dhe djegur. Duhet me i gjet kriminelët se ata krejt I dimë me emër dhe mbiemër tek në Gjakovë i njohim se ata kanë qenë të Gjakovës” , u shpreh nëna Ferdonije.
Në qytetin e Gjakovës përveç Ferdonije Qerkezit forcat serbe kanë vrarë e zhdukur edhe shumë qytetarë të tjerë.
Afrim Dervishi tash e 21 vite nuk di asgjë për fatin e vëllait të tij i cili ende vazhdon të jetë i zhdukur.
“Unë e kam vëllain Ilir Riza Dervishi është i zhdukur ende dhe katër kushërinj të parë të mi të kanë qenë bashkërisht janë të vrarë civil të pafajshëm të cilët kanë qenë duke kaluar me familjet e tyre të deportuar me dhunë nga serbët dhe ushtria e rregullt serbe janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe rrugës janë ndarë burrat nga gratë dhe që atë kohë deri në vitin 2004 kanë qenë të gjithë të zhdukur, ndërsa në vitin 2004 janë identifikuar katër, ndërsa vëllai ende është i zhdukur”, tha ai.
Dervishi në një rrëfim për KosovaPress e quan absurd të kohës që ushtarët e UÇK-së po tentohet të barazohen me çetniket serbë që kanë kryer krime të papara ndaj popullit shqiptar.
Ai thotë ashtu siç edhe mbante emrin, UÇK ishte themeluar për çlirimin dhe ekzistencën njerëzore të popullit shqiptar në Kosovë.
“Të përfshihet UÇK-ja në krime lufte është një absurd i kohës, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga vetë emri i saj ka qenë për çlirimin dhe mos të them për ekzistencën njerëzore të popullit shqiptar në Kosovë. Ata kanë luftuar vetëm të ekzistojmë sepse kemi qenë drejt një shfarosje, ndërsa krimet serbe janë të papara…Të barazohet me çetnikët serbë është absurdi i kohës”, theksoi Dervishi.
Më 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur propozim -aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit. Lajmi për këtë aktakuzë erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashingtonit, derisa më pas ky i fundit e anuloi pjesëmarrjen e tij. E këtë të hënë kreu i shtetit, Hashim Thaçi është ftuar për intervistim nga prokuroria e Hagës./KP/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...