Lajme

Familjarët e të pagjeturve të pakënaqur me institucionet

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 30 December 2017

Në mesin e 1,654 personave që ende konsiderohen të pagjetur nga lufta e fundit, 63 janë nga Krusha e Madhe e Rahovecit.
Përfaqësuesi i këtij fshati, Selami Hoti, shprehet i pakënaqur me punën e deri tashme të institucioneve për këtë çështje, raporton KTV.

Por, angazhim të të gjitha institucioneve e ngritje të kësaj çështjeje në dialogun e Brukselit, ka premtuar edhe një herë tjetër presidenti Hashim Thaçi.

Dhe, premtimet si duket këtë herë kanë bindur edhe një përfaqësues të familjarëve.

-Advertisement-

Adresa se ku duhet të kërkohet është Beogradi, ka thënë kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, duke kërkuar presion mbi palën serbe për të dhënë informata mbi vendndodhjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera