Lajme

Familjarët e të pagjeturve: Ndërkombëtarët të kushtëzojnë Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 02 January 2022

Kosova edhe më tej po sfidohet me mungesë të informacioneve për varreza masive. Serbia vazhdon të mbajë të politizuar çështjen e personave të pagjetur pa treguar se ku janë eshtrat e mbi 1600 personave.

Gjatë vitit që shkoi, familjarëve u janë dorëzuar për varrim, eshtrat e vetëm 25 personave. Ata bëjnë thirrje që faktori ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë, e jo të luaj vetëm rolin e lehtësuesit të dialogut.

Tash e dy dekada nuk di gjë për fatin e djalit të tij të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Bajram Çerkini, udhëheqës i organizatës “Zëri i Prindërve”, shprehet i pakënaqur me punën e institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

-Advertisement-

Ndonëse u zbuluan disa varreza masive në Kizhevak të Serbisë, gjatë vitit 2021, sipas Çerkinit, numri i lokacioneve të hapura mbetet ende i vogël.

Sipas tij, duhet bërë më shumë presion te ndërkombëtarët që fati i të pagjeturve të zgjidhet sa më shpejt.

Në anën tjetër, Kushtrim Garaj, nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, shprehet se, pos Kizhevakut, janë gërmuar edhe lokacione të tjera, por nuk kishte rezultuar me gjetjen e ndonjë personi.

Se është hasur në vështirësi gjatë gërmimit për trupat e pagjetur e thotë edhe ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Gjatë vitit të kaluar familjarëve u janë dorëzuar për rivarrim eshtrat e vetëm 25 personave, megjithatë ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e 1 mijë e 600 personave të tjere

Rreth 6500 persona kanë qenë të zhdukur pas përfundimit të luftës. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 përqind e të zhdukurve. Megjithatë, ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e mbi 1600 personave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera