Lajme

Familjarët e Nehar Mustafës kanë kërkuar ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre.

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 02 October 2021

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se Nehar Mustafa i ka të dëmtuara të dyja veshkat dhe se tashmë duhet bërë transplant.

“Shuma e mbledhur për transplant është shpenzuar po thuajse e gjitha. Gjendja në të cilën gjendet Nehari, nuk jep një kohë të caktuar se kur do të dalë nga kujdesi intensivë. Andaj ne si familje kërkojmë ndihmën e të gjithë ju vullnet mirëve që së bashku me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë gjendje. Dhe me ndihmën e Zotit të Gjithësisë të kryhet edhe transplanti (20,000 euro) e Nehari ti kthehet jetës normale”, thuhet në njoftim.

Ju mund ta ndihmoni Nehar Mustafën përmes (gofundme) duke klikuar KËTU.

 

Njoftimi i familjes Mustafa:

Me datën 20.06.2021, Nehari bënë një vizitë te internisti(tensioni i gjakut 247/140) sugjerohet menjëherë të kryhen analizat e detaishme. Me datën 21.06.2021 dalin rezultatet e analizave dhe kërkohet shtrirje urgjente ne spital, ku edhe i vendoset kateteri(në këmben e majtë) për dializa. Mjekët në QKUK konstatojnë që të dyja veshkat janë të dëmtuara dhe jofunksionale.

Me datën 26.07.2021 mjeket rekomandojnë transplantin e veshkës. Gjatë kësaj kohe (20.06.2021-14.08.2021) përmes kateterit shkaktohet një infeksion në gjithë trupin dhe detyrohet shtrirja në QKUK për herë të dytë (kësaj radhe për afër 3 javë).

Me ndihmën e familjarëve dhe miqve arrihet shuma e nevojshme për transplant dhe me datë 05.09.2021 arrijmë në Turqi në spitalin Acibadem International Hospital, ku edhe fillojnë me analizat e detaishme. Pas një incizimi në krejt trupin vërehet ujë në mushkëri e majtë dhe doktorët rekomandojnë të bëhet Pet CT pasi që dallohen edhe 2 pika të bardha në anën e djathte.
Pas realizimit të Pet CT doktorri Erdal Okur sugjeron operim të menjëhershëm (dyshime për tumor ose kancer). Operimi realizohet me operimi me Video-assisted Thoracoscopic (VATS) dhe largohet uji nga ana e majte e mushkërisë (15,100 euro).

Operacioni përfundon me sukses dhe në bazë të rezultateve të para nuk është një sëmundje maline (masa e larguar nga mushkëritë është dërguar në laborator për analiza të mëtutjeshme).

Me datën 25.09.2021 rreth orës 4:00 pasdite me kohën lokale, Nehari pëson një lloj paniku që rezulton me shtrirjen e tij nën kujdesin intensivë (2000 euro nata). Dyshimet e para janë për sulm në tru, por pas realizimit të 2 Tomografive rezulton që nuk kishte diçka të tillë. Analizat dhe incizimet e deri tanishme nuk japin një shkaktarë konkret të kësaj gjendje por doktorët kanë ardhë në përfundimë që Nehari vuan nga Encefaliti Viral(po trajtohet nga mjekët).

Shuma e mbledhur për transplant është shpenzuar po thuajse e gjitha. Gjendja në të cilen gjendet Nehari, nuk jep një kohë të caktuar se kur do të dalë nga kujdesi intenzivë. Andaj ne si familje kërkojmë ndihmën e të gjithë ju vullnet mirëve që së bashku me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë gjendje. Dhe me ndihmën e Zotit të Gjithësisë të kryhet edhe transplanti(20,000 euro) e Nehari ti kthehet jetës normale.

Të tjera