Lajme

Familjarët e gylenistëve ikin nga Kosova, kërkojnë azil në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 08 June 2018

Bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, i arrestuar dhe i dëbuar muaj më parë për në Turqi, kanë ikur nga Kosova dhe besohet se kanë kërkuar azil në Gjermani.

Largimin e tyre nga vendi e kanë konfirmuar koordinatori i Kolegjit, si dhe avokati mbrojtës. Ambasada Gjermane është deklaruar se nuk mund t’i konfirmojë këto informata.

Arrestimi dhe dëbimi për në Turqi i Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, ka bërë që familjarët e tyre të mos ndihen të sigurt në Kosovë pavarësisht premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se Qeveria të cilën ai e drejton do të kujdeset për ta.

-Advertisement-

Pikërisht për shkak të frikës se mund të ekstradohen për në Turqi në të njëjtën mënyrë si kryefamiljari i tyre Mustafa Erdem, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij tashmë janë larguar nga Kosova.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit ndodhen në Gjermani, në të cilën besohet se kanë kërkuar azil.

Largimin nga Kosova të bashkëshortes dhe të djemve të Mustafa Erdemit e ka konfirmuar për “Zërin” edhe koordinatori i kolegjit “Mehmet Akif”, Alush Ergini, si dhe avokati mbrojtës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera