Lajme

Familjar i kryetarit të Lipjanit nga LDK, i bashkohet PDK’së

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 18 May 2017

Besim Ahmeti, ndërmarrës dhe familjar i Imri Ahmetit të LDK-së, i bashkohet PDK-së

Besim Ahmeti, një ndërmarrës nga Lipjani është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, e veçanta e këtij aderimi është se Ahmeti është familjar i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti që vjen nga radhët e LDK-së.

-Advertisement-

Ai ka thënë të jetë i pakënaqur me qeverisjen e Imri Ahmetit në Lipjan por edhe me gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Besim Ahmeti ka thënë gjatë aderimit  se përkundër kërkesave të shumta për mbështetje dhe lehtësimeve për bizneseve LDK-ja nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri, në veçanti kreu i saj Isa Mustafa.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë pritjes së aderimit të djalit të axhës së Imri Ahmetit i ka dëshiruar atij mirëseardhje dhe e ka siguruar për mbështetje përmes platformës qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera