Familja Xhafa nga Barja e Mitrovicës ia fal gjakun familjes Mulaku nga Vushtrria
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 01 October 2021
Familja Xhafa nga Barja e Mitrovicës ia ka falur sot gjakun familjes Mulaku nga Vushtrria.
Enver Xhafa ka vdekur dje në aksident komunikacioni të cilin e ka shkaktuar një anëtar i familjes Mulaku, derisa gjakun e tij e fali sot vëllai i tij Ismeti në ceremoninë e varrimt në Bare.
Faljen e gjakut e ka bërë një hoxhë nga Vushtrria i cili ka thënë se familja Xhafa nga Barja po tregon një burrëri të madhe.
“E ka pasë një aksident duke shku me u mundu me punu për familjen edhe vllaznitë. Një burrrni të madhe po e bën kjo familje të cilës i ka ndodhur aksidenti. Sot po ia shtrijnë dorën para këtij populli me ia bo një nder këtij vëllai. Sebepet janë të llojllojshme e kjo familje po na nderon qysh na ka nderu herët edhe vonë, gjithmonë. Nder të madhe na ka bo familja e Bares”.
Kur foli mirë për këtë fshat, hoxha e përmend edhe një ndodhi të njohur me ushtarët e UÇK-së që ka ndodhur në Bare e që sipas tij ka qenë moment krenarie për gjithë Kosovën.
“Jo vetëm sot, por kurrë nuk i harroj momentet më krenare që kanë qenë ato me ushtarët e Bares. Ushtarët e krejt Kosovës me seli në Bare ia rritën autoritetin Kosovës kur arritën me i zënë ushtarët e Serbisë edhe deshi apo nuk deshi Serbia u desht me e pranu të barabartë UÇK-në. Kjo ka qenë krenari për krejt Kosovën jo veç për barelitë, por barelitë e bonë këtë të mirë. Kurrë nuk e harrojmë dhe Allahu i nderoftë të gjithë”, ka thënë hoxha që bëri faljen e gjakut./
Të tjera
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...