Lajme

Familja Ulaj ndërton 20 apartamente e jep 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 01 December 2019

Familja Ulaj ka bërë me dije se kontributi i tyre shkon përtej angazhimit të kompanisë së tyre “Gener 2” për të ndërtuar 20 apartamente.

Kësisoj, këta, për të prekurit nga tërmeti kanë vendosur që të ndihmojnë edhe me një fond prej 1 milion eurosh, shkruan gazeta inFokus.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar! Jam i vetëdijshëm se në pejsazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

“Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi. Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend. Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera