Fokus

Familja nga Hajvalia në gjendje të rëndë, nuk po mund të ngopen as me bukë

Autori: Leoreta Abazi 16:53 | 25 December 2020

Në një shtëpi që vështir se jetohet, është dukë banuar Valbon Poroshtica nga Komuna e Prishtinës.

Pa asnjë të ardhur të vetme, familja Poroshtica është në këtë gjendje tash e një kohë të gjatë.

Valboni jeton me gjyshen, gruan dhe vajzën e tij.

-Advertisement-

Përveç skamjes në të cilën ata jetojnë, jeta e ka sprovuar atë edhe me sëmundje të rëndë.

Hall shumë të madh ka sigurimin e mjeteve financiare për të blerë ilaçeve për veten.

Ai ka treguar për Gazetën inFokus se në vitin 2008 është operuar prej ulçerës apo siç njihet i thati në lukth, e të njëjtit operacion i është dashur ti nënshtrohet sërish në shtator të këtij viti.

Por operacioni i dytë la shenja tek ai, pasi nga ky operacion i janë dëmtuar zorrët dhe idhëza.

E sëmundjet e tij nuk përfunduan me kaq, kryefamiljari ishte infektuar edhe me Covid-19, ku si pasojë e infektimit me kronavirus i është dëmtuar edhe mëlçia.

Dert të madh ka edhe për gruan e cila vuan nga unazat e bile edhe për gjyshen 95 vjeçare, e cila është e palëvizshme.

Familja nga Poroshtica jeton në varfëri të skajshme e ndihma merr nga pak prej qytetarëve të vendit, por thotë se asgjë nuk merr nga Qeveria.

Tani e dy vite kjo familje nuk merr as ndihmë sociale.

Valboni për Gazetën inFokus ka treguar se dikur punonte, por për arsye të gjendjes së tij shëndetësore nuk mundet më.

“Kam punuar në VivaFreshStore por prej që jam bo operacion nuk po muj. Unë nuk marr as rrogë e as social”, ka thënë ai.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë këtë familje numri i Valbon Poroshticës është: +38345466044, ndërsa adresa ku jeton është afër shkollës “Shkëndija”, në Hajvali. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera