Lajme

Familja në det, hajnat në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 18 June 2018

Policia në Pejë është duke e hetuar vjedhjen e një shtëpie në Zahaq, derisa pronari Xhevdet Kelmendi ishte në pushim me familje. Ky i fundit ka dyshime se kush ka mundur t’i hyj në shtëpi e t’i marr stoli e para në vlerë prej 7500 euro.
Hajnat kishin hy brenda dhe e kishin demoluar shtëpinë.

Nuk dihet sa persona e kanë bërë këtë vepër por e kishin hallakatur mirë shtëpinë.

Të dielën kur u kthye ai kuptoi edhe çka i kanë vjedhur.

-Advertisement-

“Kemi shku te paratë. Paratë nuk i kemi gjetur një pjesë, s’është as arma e as municioni i armës. Nuk është as dukati’, shpjegoi ai për Klan Kosovën.

Kostoja e dëmit sipas pronarit kap vlerën e 7500 eurove.

E para ai është i gatshëm të jap edhe më.

“Çdo person që ofron informatë do ta ketë edhe shpërblimin’, thotë ai.

Kelmendi ka dyshimet e veta për hajnat pasi thotë se kanë ditë të lëvizin nëpër ato vende që nuk janë kapur nga kamerat.

“Kanë ardhë si komshi. Ne i kemi prit mirë dhe e kanë shfrytëzu rastin’, shtoi ai.

Rasti po hetohet nga policia.

Hetuesit 1 ditë më parë morën të gjitha provat dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera