Lifestyle

Familja më e madhe në Britani, në pritje të fëmijës së 22-të

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 27 February 2020

Familja më e madhe në Britani do të rritet edhe më shumë, pasi mamaja e 21 fëmijëve, Su Redford, do të bëhet gjyshe sërish.

Në faqen e familjes në Facebook ata thanë: “Çfarë viti emocionues do të jetë me lindjen e fëmijës sonë në 6 javë dhe nipit në shtator. Urime Milli! Do të jesh një mama e shkëlqyer.” Milli ka lindur në vitin 2001 dhe bën 19 vjeç në gusht. Mamaja e saj, Su, pati shtatzëninë e parë në moshën 13 vjeçare. Ajo tashmë ka 21 fëmijë. Çifti shpenzon 30.000 paundë në vit për fëmijët e tyre. Familja ka vuajtur dhe një tragjedi, pasi në vitin 2014, fëmija i tyre Afli, vdiq pak pas lindjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera