Lajme

Familja Gashi nga Prizreni e gatshme të pranoj 20 persona në konakun e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 27 November 2019

Shtëpia është e Zotit dhe mikut.

E së shtëpitë e tyre mund të lëshojnë për të tjerët sa herë të është nevoja këtë e dëshmuan edhe kësaj radhe shqiptaret në Kosovë.

Pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive për të mbijetuarit e kësaj katastrofë natyrore.

-Advertisement-

Qindra qytetare të Kosovë kanë lëshuar konakun e tyre për këta persona, shkruan Gazeta inFokus.

Së fundit Familja Gashi nga fshati Atmaxhë i Komunës së Prizrenit ka shprehur gatishmërinë e tyre që të strehojë 15- 20 persona.

Kjo familja i është drejtuar gazetës inFokus, që të bëjë publike gatishmërinë e tyre për të pranuar familjet e mbijetuar nga tragjedia.

“Populli ynë Shqipëtar,në këto ditë të vështira ne mendojmë të jemi me ju.Shpreh keqardhje me të madhe për tragjedin që ndodhi në Shqipëri.Dhe duke e parë situaten në të cilen gjendet kombi Shqipëtar,ne me një vullnet shum të madh Familja Fillim Gashi nga fshati Atmaxhë komuna e Prizrenit mund të strehoj deri në 15/20 persona,dhe ti siguroj me ushqim,veshmathje dhe të gjitha obligime tjera” ka shkruar kjo familje në adresë të inFokusit.

Familja është e gatshme të niset dhe të marrë këta persona me nevoje për strehim.

Persona mund të kontaktojnë me Fillim Gashin, në numrin 044/914/795.

Kujtojmë që në mëngjesin e të martës, Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm me 6.3 shkallë rihter.

Përveç dëmeve materiale të shumta , nga ky tërmet deri më tani kanë ndërruar jetë 31 persona ndërsa qindra të tjerë janë lënduar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera