Familja e Marcianos nuk e njeh fitoren e 50-të të Mayweatherit

Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 29 August 2017
Floyd Mayweather Jr. dhe stafi i tij kishin përgatitur shumë kohë më parë veshjen me shkrimin “50-0”, pasi ishin të sigurt në fitoren e boksierit amerikan ndaj yllit irlandez të arteve marciale të përziera (MMA), Conor McGregor.
Dhe besimi i Mayweatherit doli të ishte i qëlluar, kur 40-vjeçari triumfoi të shtunën mbrëma në Las Vegas ndaj McGregorit me nokaut teknik në raundin e dhjetë, duke mbajtur rekordin e tij perfekt dhe duke e kaluar shifrën e vendosur nga legjenda e peshës së rëndë Rocky Marciano që kishte mbyllur karrierën me bilanc prej 49-0, shkruan “NY Post”, transmeton “Koha Ditore”.
Por, tash i biri i kampionit legjendar të peshës së rëndë Marciano, do të dëshironte që te bilanci i Mayweatherit, që është më i miri në histori pa humbje apo barazim, të shtohej te fitorja e fundit ndaj McGregorit edhe një yll.
“Për mua, ishte meç ekzibicional”, thotë Rocky Marciano Jr., duke iu referuar faktit se për McGregorin ishte debutim në boks profesionist. McGregor është superyll dhe kampion në serinë më të madhe të MMA-së, UFC.
“Mendoj se definitivisht duhet të vihet një yll. Ka dallim aq të madh mes ringut të boksit dhe kafazit të UFC-së. Mayweather ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe ka pasur 20 vjet madhështi, por sinqerisht më tepër gjasa do t’i kisha dhënë një boksieri premtues që del nga rangu amator e që zhvillon meçin e parë, sesa McGregorit. Meçi në fakt shkoi ashtu siç prita. Mayweatheri i mori shtruar gjërat në fillim dhe pa se çfarë ka McGregor për të ofruar. Mayweather e dinte se McGregor do të lodhej në raundet e mëvonshme”, ka thënë Marciano Jr.
Marciano Jr. beson se palët e paanshme do të vinin në konkludim të njëjtë si ai.

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...