Lajme

Familja e madhe e të moshuarve të Kosovës

Autori: Blerona Januzi 15:50 | 22 June 2018

Shtëpi më të madhe nuk ka në Kosovë.

Të tillë e konsiderojnë vendin ku kalojnë ditët e netët 64 të moshuar në Shtëpinë që njihet si e Pleqve në Prishtinë.

“Shyqyr që është ky vend e jemi strehu k’tu” thotë Jakute Turkaja nga Peja e cila jeton në këtë vend tash e 15 vite, apo që nga vdekja e burrit të saj.

-Advertisement-

Dita Jakutes i kalon duke u marr me punë dore edhe pse tash shkaku i problemeve me të pamurit po i nxjerr telashe.

“Tash më rrallë pasi edhe nuk po shohë mirë, por sa herë kam qepur ja kam dhënë fëmijëve si qanta e shputa shumë herë kam bërë për ta” thotë ajo.

Ndërsa Xhevrie Sylejmani nga Podujeva ditën e datën se kur ka ardhur në këtë shtëpi nuk e ka harruar.

Ajo thotë se kohën brenda e kalon shumë mirë duke biseduar me shoqe e duke u marr me punë dore.

“Tash i bëj 3 vjet që jam këtu. Ditën që erdha nuk po e harroj se ka qenë pak e vështirë po me kalimin e kohës u mësova tash secila ditë mirë e ma mirë” tha Xhevira e cila nuk ka fëmijë dhe burri i saj ka ndërruar jetë.

Pas kësaj humbje strehim të vetëm e gjeti Shtepinë e Pleqve, në Prishtinë.

Më ndryshe kohën këtu e kalon Hata Uka nga Skenderaj e cila thotë se orët i shkojnë duke shkruar.

Puna e dorës e kishte lodhur andaj sytë i kishte kthyer nga shkrimi, këtë e kishte mësuar me ardhjen në shtëpi nga psikologët e këtij institucioni.

“Kur erdha këtu sytë më shkuan ka fletorja e psikologes dhe pasi më pyeti i për çka e shikon i thash jam me merak me shkru, po nuk kam qenë kurrë në shkollë”, thotë ajo derisa shfaq dashurinë për shkrimin.

 

Ndërsa shumica e burrave të kësaj “shtëpie” kohën e kalojnë jashtë objektit.

Nexhip Haliti derisa qëndron në dhomën e tij nuk e lë pa dëgjuar tingujt e sharkisë përmes radios. Por kohën sa ka qenë i ri ai e kujton me shumë mall.

” Kur kam qenë i vogël e kam dashtë dhe kam luajtur futboll me bashkëmoshatarët e mi, tash ma shumë po kqyri televizion”, tregon ky i moshuar duke bere me dije se nè këtë vend nuk është se ka interesim të madh për të ndjekur Kampionatin Botëror të Futbollit.

Edhe stafi i kësaj qendre po bënë çmos që banorëve tu ofroj kushte sa më të mira. Shtëpia e Pleqve është qendër e strehimit për të moshuarit që arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me të afërmit e tyre.(Blerona Januzi)/GazetaFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera