Lajme

Familja e 11-vjeçares së dhunuar në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 01 September 2022

Në qershor të këtij viti Policia e Kosovës mori një informacion për zhdukjen e një 11 vjeçare. Për këtë ngjarje atëbotë ishte njoftuar edhe Prokuroria e shtetit.

Pas hetimeve organet e rendit arritën ta gjejnë vajzën e mitur.

Por përveç që e dërguan në strehimore, dhe që kanë nisur hetimet, nuk pati një njoftim se dikush është arrestuar lidhur me zhdukjen për një kohë të kësaj vajze të vogël.

-Advertisement-

Sipas burimeve të televizionit T7, deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar të dyshuar për zhdukjen e së miturës.

E pas gjashtë muajsh e njëjta – 11 vjeçarja nga Prishtina, u përballë sërish me një akt ç‘njerëzor.

Ekrem Rexhepi bashkë me katër persona tjerë, tre nga ta të mitur dyshohet se dhunuan seksualisht vajzën e vogël.

Të enjten ekipi i T7, ka vizituar familjen e viktimës.

Gjendja e anëtarëve të familjes së 11 vjeçare është shumë e rëndë.

Për shkak të situatës së krijuar, babai i vajzës nuk ka pranuar të flas.

As nga Qendra për Punë Sociale, ku është strehuar viktima, nuk kanë treguar asgjë për të.

E rëndësishme është se pesë të dyshuarit për dhunë seksuale janë të arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera