Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti

Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 12 August 2022
Familja Dehari të premten ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, nga rasti i djalit të tyre, Astritit.
Përmes një konference për media nëna e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhemile Dehari tha se nuk kanë pasur kurrë komunikim të mirë me prokurorin tash e katër vjet.
Ajo gjithashtu thotë se ekspertizën shtesë për rastin e djalit të saj më parë e patën mediat sesa familjarët, ngase siç thotë ajo komunikimi me të ishte i ‘thatë’ edhe pse në vazhdimësi e thirrnin.
“Jo se kemi zgjedhë ne për të bërë kërkesën për largim të këtij prokurori, por puna e tij na ka detyruar që të bëjmë një kërkesë të tillë. Qe katër vjet duke e pritë as katër fjalë s’i kemi prej tij se si po shkon procesi”.
“Kemi shkuar për të biseduar me të dhe s’na ka thënë asnjë sqarim, nuk na thërret kurrë dhe nuk bisedon kurrë. Ne nuk jemi armiq, jemi njerëz që kërkojmë të zgjidhim rastin që na ka ndodhë” tha ajo.
Gjithashtu, kërkesën e familjarëve e bëri të ditur edhe avokati i tyre, Tomë Gashi, i cili tha se ekspertiza shtesë nga Zvcira konfirmoi ekspertizën e vitit 2019 – në të cilën është eliminuar teoria e vetëvrasjes për Astrit Deharin.
“Kërkesë për përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefiku, i cili është prokuror në hetimin e vrasjes së djalit të tyre, Astrit Dehari. Kjo konferencë ka qenë e nxitur prej mos veprimit apo veprimit të pamenduar mirë të Prokurorisë Speciale kur edhe vetë kanë publikuar dy raste si pjesë e ekspertizës shtesë të ardhur nga Zvicrra në prill të këtij viti”.
Sipas Gashit, ekspertiza shtesë faktikisht kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe, por dihet se ekspertiza shtesë vetëm ka konfirmuar eksperzitën e vitit 2019 me të cilën është vërtetuar se është eliminuar teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe është konstatuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e tij.

Të tjera
-
E zhdukur prej ditësh, gjendet e vra*ë 22-vjeçarja shqiptare në Itali
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqip...
-
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për konstituimin e shpejtë ...
-
Sekretari britanik në Prishtinë: Duam të shohim normalizim të raporteve me Serbinë, e mbështesim Kosovën për anëtarësim në KiE
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili po qëndron ...
-
Vr*sja e policit në Kaçanik, Konjufca: Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëms...
-
U tërhoqën zvarrë – Lirohen aktivistët që u arrestuan tek zyrat e ZRrE-së në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës
Policia e Kosovës ka liruar aktivistët që u arrestuan mëngjesin e sotëm, pasi...
-
Miku i policit të vra*ë në Kaçanik: Na e mbrojte pragun e shtëpisë dhe fëmijët kur flinim
Vrasja e Muhamed Likës, rreshterit të Policisë së Kosovës, ka sjell trishtim ...
-
Rr* ahën një polic, arrestohen dy burra në Lipjan
Dy persona kanë sulmuar fizikisht një polic në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus...
-
Takimi me Lammy, Osmani propozon marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ekonomi mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar para gazetarëve pas takimit që zhvil...
-
Haziri: Nuk i bashkëngjitemi ndonjë ftese të LVV-së për koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se të martën s...
-
Policia arreston aktivistët që bllokuan dyert e ZRRE-së kundër shtrenjtimit të rrymës
Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, para Zyrës...
-
Çitaku për vr*sjet e fundit: Duhet të rikthehet shteti, duhet përgjegjësi
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar vepri...
-
Dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit
Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit, e cila është caktuar ng...