Fokus

Familja Dehari bashkë me qytetarë ndezin qirinjtë për Astrit Deharin

Autori: Halil Berisha 18:22 | 28 October 2019

Një grup organizativ i marshit “Unë jam Astriti!”, ka mbajtur marshin e paralajmëruar afër kinemasë “ABC”, në Prishtinë, aty ku edhe është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit Deharin.

Veç qytetarëve, aty, ishin edhe familja e Astrit Deharit, të cilët, bashkë me të pranishmit edhe ndezën qirinjtë afër muralit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Astrit Dehari vdiq në fund të vitit 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku në fillim u tha që është vetëvrasje.

Por, pas ekspertizës së kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, thuhet që kjo është pak e mundur, derisa thonë që aty, i përfshirë, në vdekjen e tij, ishte edhe një ose më shumë persona të tretë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera