Sport

Familja Batatina i dalin në ndihmë të madhe popullit shqiptar, i ofrojnë pesë shtëpi për strehim

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 27 November 2019

Tërmeti që goditi Shqipërinë ka prekur gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Solidariteti i shqiptarëve ka qenë fantastik duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

E një gjest të madh e ka bërë edhe familja Batatina nga Podujeva, që janë edhe financuesit kryesorë të KF Llapit.

-Advertisement-

Vëllezërit Batatina kanë ofruar pesë shtëpi për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Njoftimi i plotë nga klubi llapjan:

NJOFTIM ME RËNDËSI 

Duke parë gjendjen emergjente të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, përveç që gjatë gjithë ditës së bashku me tifogrupin “Legjendat” grumbulluam sasi të madhe të ushqimit, veshmbathjeve dhe mjeteve higjenike, Kryetari i klubit Beqir Batatina së bashku me Nënkryetarin Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv Bejtush Batatina dhe Kryetrajnerin Tahir Batatina, lirojnë 5 shtëpi për tu strehuar familjet të cilat kanë nevojë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Familja e madhe llapjane, Batatina që njihet mirë nga të gjithë për bamirësi e ndihmesa të shumta të nevojtarëve, hap përsëri zemrën dhe është në gjendje gadishmërie për çdo familje që ka nevojë dhe dëshiron të strehohet në shtëpitë e tyre.

Gjithmonë si klub, si kryesi dhe familje Batatina, do jemi në shërbim të atdheut e Kombit Shqipëtar sa herë që do të jetë nevoja.

Numri kontaktues për çdo informacion: 044 283 395

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera