Lajme

Falsifikonin para që nga muaji gusht, arrestohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 18 November 2021

Tre persona janë arrestuar të mërkurën pasi që nga muaji gusht i këtij viti kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara, shkruan Gazeta Infokus.
Kartëmonedha e cila është falsifikuara është në vlerë prej 500 euro.

“Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona
celular”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Rasti po cilësohet si falsifikim i parasë./Gazeta Infokus/

Të tjera