Lajme

Falsifikoi 50 mijë euro, arrestohet nga policia në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 23 September 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.

Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese,
    • Gjashtëdhjetë e pesë (65) copa letër A4 me para të falsifikuara në të dy anët,
    • Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët,
    • Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
    • Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
    • Njëqind e gjashtëdhjetë (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
    • Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar,
    • Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe
    • Dy telefona celular.

“Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar, në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë”./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera