Lajme

Falsifikimi i parave/ Vetdorëzohet në polici i kërkuari nga Peja

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 23 February 2021

Të hënën, personi me inicialet N.G., i cili ka qenë në kërkim policor për veprën penale “falsifikim i parasë” është vetdorëzuar në Stacionin Policor në Pejë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëror për në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ku është duke u trajtuar lënda.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera