Lajme

Falja e Kurban Bajramit bëhet në Xhaminë e Madhe

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 17 August 2018

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të martën(21 gusht).

Sipas BIK manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.

-Advertisement-

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, e BIK, Kryesia e BIK si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera