Lajme

Falja e 100 eurove për tatimin në pronë, Ministria ka një njoftim për ata që e kanë paguar tatimin

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 29 April 2023
Falja e 100 eurove të tatimit në pronë do të vlejë edhe për ata që e kanë bërë pagesën para miratimit të Projektligjit të Tatimit të Pronës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse një projektligj i tillë nuk është votuar akoma në Kuvend, MF bën të ditur se me rastin e hyrjes së ligjit në fuqi, pagesa që kanë bërë do u llogaritet si parapagim për këstet e tjera.

“Ne si Qeveri veç se e kemi dërguar në Kuvend Projektligjin e ri për Tatimin në Pronë, i cili përmes një dispozite kalimtare mundëson faljen e deri në 100 euro të faturave për vitin 2023, mirëpo Projektligji ende nuk ka kaluar të dyja leximet në Kuvend. Theksojmë që, bazuar në Projektligjin e Tatimit në Pronë, falja vlen edhe për qytetarët që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, dhe me rastin e hyrjes së ligjit në fuqi, pagesa që kanë bërë, u llogaritet si parapagim për këstet e tjera”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit, dita e nesërme, 30 prill, është afati për ta kryer pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë.

-Advertisement-

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë, pagesa e tatimit në pronë mund të bëhet në dy këste. Afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera