Falënderoi SHBA-në për ndihmën e dhënë gjatë luftës së Kosovës, shqiptarja merr letër nga Biden

Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 26 July 2022
Artistja shqiptare Hana Noka, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori një letër nga Shtëpia e Bardhë.
Ajo i kishte drejtuar më parë një letër presidentit amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për ndihmën e dhënë Kosovës në periudhën e vështirë në vitin 1999.
Noka letrën nga presidenti Joe Biden e ka ndarë në rrjetin social Instagram.
“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, ka shkruar ndër të tjerash Biden në letrën dërguar shkrimtares së librit “Besa Po”.
“I shkrova si një shqiptare/amerikane për të shprehur sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim Kosovën që nga viti 1999! E informova edhe për projektet e mia dhe përkushtimin tim për të kthyer kontributin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku jemi më të fortë”, shkroi Hana Noka në Instagram.
Kjo është letra e plotë që Hana Noka pranoi nga Shtëpia e Bardhë:
“E dashur Hana, faleminderit që gjetët kohë për të ndarë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj individë të pasionuar si ti më frymëzon çdo ditë dhe mirëpres mundësinë për t’iu përgjigjur letrës suaj.
Vendi ynë përballet me shumë sfida dhe rruga që do të kalojmë së bashku do të jetë një nga më të vështirat në historinë tonë. Pavarësisht këtyre kohërave të vështira. Nuk kam qenë kurrë më optimist për të ardhmen e Amerikës. Unë besoj se ne jemi më të pozicionuar se çdo vend në botë për të udhëhequr në shekullin 21 jo vetëm nga shembulli i fuqisë sonë, por edhe nga fuqia e shembullit tonë.
Ndërsa ne mund të mos biem gjithmonë dakord se si të zgjidhim çdo çështje, unë zotoj të jem një President për të gjithë amerikanët. Jam i bindur se mund të punojmë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët për ta bërë Amerikën një komb më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurt.
Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”.
Të tjera
-
E rëndë: Nga mungesa e reshjeve po ngordhin peshqit në lumin e Kamenicës
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi në llogarinë e tij në Facebook ka p...
-
Një i vdekur e mbi 800 raste me koronavirus sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 860 raste pozitive. N...
-
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Kosovarja në Gjermani, Lendita Musliu, e cila është kandidate për Landin e Ba...
-
Haradinaj: Nuk mund ta quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka shprehur opinionin e saj rr...
-
Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e h...
-
Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publi...
-
Sa të rënda mund të jenë simptomat në rast të riinfektimit me koronavirus?
Më shumë se dy vjet pas rastit të parë me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ...
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...
-
Rakiq sfidon qeverinë e kushtetutën e Kosovës, thotë se mund ta formojnë vet Asociacionin e Komunave Serbe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se nuk ikin nga mundësia për ta f...
-
E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar...
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...