Lajme

Fakulteti Juridik bëhet pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 05 December 2019

AsociacioniFakulteti JuridikNga janari i vitit 2020, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të jetë pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike (European Law Faculties Associaton).Sipas njoftimit për media, me rastin e këtij suksesi, presidenti i ELFA-s Marek Grzybowski i ka përcjellë mirëseardhjet më të ngrohta për fakultetin.Pranimin e Fakultetit Juridik në këtë asociacion e ka konfirmuar edhe sekretari i ELFA-s, Milagros Orozco Hermoso, përmes një e-maili drejtuar menaxhmentit të këtij fakulteti.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur të konfirmojmë që Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ është bërë anëtar i asociacionit tonë, zyrtarizmi i të cilit do të bëhet më 1 janar 2020”, tha ai.

Në njoftimin e përcjellë nga Fakulteti Juridik, menaxhmenti i tij ka falënderuar rektoratin e UP-së për mbështetjen e kësaj iniciative, e cila do të krijojë mundësi më të mëdha për fakultetin, profesorët dhe studentët e këtij fakulteti në të ardhmen.

-Advertisement-

ELFA është themeluar në vitin 1995 në Leuven të Holandës nga rreth 80 fakultete juridike nga vende të ndryshme, ndërsa tani numëron rreth 250 anëtarë.

ELFA luan rolin e një forumi ndërkombëtar për diskutim të çështjeve në fushën e edukimit ligjor, si dhe negocion dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjenci qeveritare dhe edukative në Evropë dhe më gjerë. Misioni i ELFA-s është që të përfaqësojë dhe të promovojë interesin e anëtarëve të saj në fushën e edukimit dhe hulumtimit ligjor, karshi institucioneve të Unionit Evropian, organizatave ndërkombëtare, si dhe asociacioneve të profesionistëve në fushën e ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera