Shëndetësi

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 29 June 2022

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme.

Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar.

-Advertisement-

AgroWeb.org duke u mbështetur në fjalën e ekspertëve, ju njeh me disa nga faktorët që mund të rrisin këtë rrezik.

Regjimi Ushqimor
Yndyrnat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbipesha
Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.

Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e aktivitetit fizik, mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe ulejn e kolesterolit të mirë.

Duhani
Pirja e duhanit, dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prirura për të grumbulluar depozita yndyrore.

Duhani gjithashtu mund të ulë nivelin e kolesterolit të mirë, thonë ekspertët.

Mosha mund të jetë një tjetër faktor
Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet.

Për shembull, ndërsa plakeni, mëlçia bëhet më pak e aftë të eleminojë kolesterolin e keq.

Diabeti
Sheqeri i lartë në gjak, kontribuon në rritejn e nivelit të kolesterolit të keq dhe dëmton gjithashtu arteriet tuaja.

Si të mund të parandaloni rritjen e nivlet të kolesterolit të keq?
Për të ndihmuar në parandalimin e kolesterolit të lartë, ju mund të:

Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave.

Kufizoni sasinë e yndyrnave shtazore dhe përdorni yndyrna të mira në mënyrë të moderuar.

Eleminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.

Hiqni dorë nga duhani.

Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta.

Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar.

Menaxhoni stresin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera