Lajme

Faktet që demantojnë Hekuran Muratin për punësimin e 22 mijë personave

Autori: Doresa Geci 16:03 | 30 September 2021

Deklarimi i ministrit të Financave se u punësuan 22 mijë persona për një vit nuk po del të jetë krejtësisht i vërtetë.

Së paku, statistikat zyrtare të Agjencisë së Punësim të Republikës së Kosovës dëshmojnë se vetëm 11366 qytetarë janë punësuar nga janari i vitit të kaluar deri më tani, nga 69 mijë sa kishin kërkuar punë, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq, për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar kur Murati merr si referencë punësimin, në bazë të statistikave kishin kërkuar punë 45909 persona. Prej tyre vetëm 1022 persona ishin punësuar.

-Advertisement-

Dhe atë më pak se gjysma në të dyja periudhat, kanë siguruar punësim të rregullt.

Sipas këtij institucioni në muajin janar të këtij viti 2 mijë e 336 persona ishin drejtuar Agjencisë së Punësimit, ndërsa vetëm 32 kishin fatin të sigurojnë një punë e cila do të i sillte të ardhura mujore, shkruan Gazeta Infokus.

Më shqetësuese duket situata në mujt prill dhe maj të vitit të kaluar kur secilin muaj kishin trokitur në derën e Agjencisë së Punësimit nga 22 mijë veta.
Por në prill ishin punësuar vetëm pesë persona, ndërsa në muajin maj hiq më shumë se 18 veta.

Ndërkaq, këtë vit shifra më e lartë e të punësuarave u arrit në muajin prill, ku 2531 persona arritën të gjejnë një vend të punës, në kuadër të ndërmjetësimit në masa aktive të Tregut të Punës.

Kurse me së paku u punësuan në muajin shtator.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Punësim, në shtator të këtij viti u punësuan 110 persona, ani pse punë kishin kërkuar 765 punëkërkues.

Kështu këto të dhëna, thonë të kundërtën e asaj që ministri i Transferove dhe Financave , Hekura tha se për një vit u punësuan 22 mijë qytetare në Kosovë.

”Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar kemi një rritje prej 22 mijë vende pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune”, u shpreh ai.

Më poshtë gjeni të dhënat e Agjencisë së Punësimit të siguruara nga Gazeta Infokus/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera