Lajme

Fakte të reja për manipulimin e votave në Tiranë, Blushi: Do padis komisionerët

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 10 July 2017

Kreu i Partisë ‘LIBRA”, Ben Blushi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar foto se si i janë vjedhur votat e kësaj partie në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai shkruan se “nga numërimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës, LIBRA ka patur 9 vota tek secila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit”.

Më tej Blushi, është shprehur se do të padisë komisionerët që kanë vjedhur votat dhe ia kanë kaluar Partisë Socialiste.

Statusi i plotë

-Advertisement-

JA PROVA SI U VODHËN VOTAT.DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA.SIPAS KQZ ZERO.

Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë.Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit.Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?Po në gjithë Shqipërinë?Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera