Fakte të mrekullueshme për djathin
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 07 May 2017
Shijet varen nga metodat e bërjes së djathit. Disa djathëra kanë shije frutash të thata e madje edhe mjalti. Artizanët e djathit krijojnë kombinime të ndryshme shijesh për të shtuar larmishmërinë. Në Wisconsin psh, ata miksojnë boronicë të kuqe me chipotle të tymosur për të krijuar një djathë që shijon si salcë barbecue. Ekziston edhe një djathë I vjetër dhie me kakao, shkruan CRI.
Gjatë historisë, europianët kanë perfeksionuar artin e bërjes së djathit dhe sigurisht edhe mënyrën e konsumit të tij. Djathi hahet pothuajse në të gjitha vaktet. Mund të jetë epiqendra e pjatës, e shërbyer me ëmbëlsirë kur kombinohet me disa fruta ose me ndonjë shprishë të shpejtë.
Pse ka vrima djathi zvicerian
Vrimat në djathë nuk i kanë bërë minjtë që bredhin nëpër fabrikë. Shkencëtarët kanë zbuluar se vrimat misterioze në djathë vijnë nga grimca mikroskopike të barit të tharë apo sanës, që e përmban qumështi.
Sipas hulumtuesve në institutin Agroscope, grimcat e sanës i krijojnë këto zbrazëtira kur djathi fillon të krijohet.
Ata kanë bërë eksperimente, duke i vënë djathit lloje të ndryshme të pluhurit të sanës, duke vërejtur se kjo po ndikon në krijimin e vrimave më të mëdha apo më të vogla.
Sidoqoftë, kjo tregon se pse vrimat në djathë janë më të vogla në 15 vitet e fundit: sepse qumështi është shumë më i pastër
Historia e djathit daton mbi 7 mijë vjet më parë
Arti i bërjes së djathit e ka origjinën 5500 vjet para Krishtit. Kjo është tepër domethënëse pasi tregon fermerët Neolitikë ishin të përfshirë përtej aktivitetit të gjuetisë pasi ata bëheshin më pak nomadë.
Në shumë shkrime thuhet se lopët nuk ishin vetëm për mish dhe qumësht, por edhe për djathë. Njerëzit e parë ishin intolerantë ndaj laktozës dhe djathi I bërë në mënyrë natyrale kisht emë pak laktozë dhe kjo e bënte më të lehtë procesin e tretjes.
Bërja e djathit arriti edhe në Egjiptin e Lashtë. Muralet e 2000 vjetëve para Krishtit tregojnë se bërja e gjalpit dhe djathit si dhe mënyrat se si ruhej qumështi në çanta lëkure. Me shtrirjen e Perandorisë Romake arti i djathbërjes u rafinua edhe më tej. Madje disa shtëpi romake kishin kuzhina të posaçme për bërjen e dajthit të quajtura “careale”.
Nga shkrimet e ndryshme historike mund ta gjurmojmë artin dhe ndikimin e bërjes së djathit në Europë dhe Mesdhe. Gjatë shekullit të 12-të para Krishtit Homeri shkroi rreth një djathi të quajtur Cynthos që u shit romakëve nga grekët.
Në shekullin e katërt pas Krishtit, djathi ekksportohej rregullisht në Mesdhe dhe me rënien e Perandorisë Romake, djathëbërja shkoi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit si dhe në Europën Jugore dhe Qëndrore.
Djathi më i shtrenjtë nuk është francez
Në vitin 2004, u zbulua se djathi më i shtrenjtë nuk ishte bërë në Francë e as në Itali, por në Suedi. Në një qytezë të quajtur Bjursholm, Christer dhe Ulla Johannson bënë një djathë me qumështin e kombinuar të 3 drerëvetë tyre brilopatë, Gullan, Haelga, dhe Juna.
Të mjelësh një dre brilopatë mund të duhen rreth 2 orë pasi kur këto kafshë shqetësohen u thahet qumështi. Kjo është arsyeja pse këto kafshë milen në qetësi të plotë. Djathi nga qumështi i tyre kushton $1,000 për kilogram.
Djathë deveje
Në përgjithësi një deve mund të japë 5-20 litra qumësht në ditë, madje edhe pa pirë ujë për rreth 3 javë. Problemi qëndron se qumështi I devesë nuk koagulohet lehtësisht. Falë zhvillimit të teknologjisë, shkencëtarët përdorin rennet për të bërë djathë deveje. Aktualisht ky lloj djathi prodhohet vetëm në Mauritania të Afrikës dhe ka masa parandaluese për shitjen e tij në Europë.
Tregimi i Djathit Blu
Djathi blu është një term që përdoret për të cilësuar djathin që ka rripa me ngjyrë blu apo të gjelbër në të. Këto tipe djathi vjetërohen për të paktën 3-5 muaj. Përrralla pas djathit blu përfshin një të ri I cili harroi djathin në shpellë. Muaj më vonë ai kthehet dhe gjen vena me ngjyra djathi dhe kjo mendohet të jetë koha dhe mënyra se si u shpik ky djath..
Roquefort është një tip djathi blu me vena të gjelbraqë është I dyti më I famshëm në Francë. Gorgonzola është djathë Italian me vena blu që prodhohet në Gorgonzola, Milan që prej shekullit të 9-të. Bleu d’Auvergne është një djathë më pak i kripur, dhe krem me ngjyrë blu që përdoret si salcë në sallatë. Stilton është një dajthë blu anglez që përdoret në supëra apo hahet me krekërsa dhe dardhë.
Djathi ju mbron dhëmbët
Djathi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, por përfitimet e tij shkojnë përtej kësaj. Djathi në fakt ju mbron dhëmbët nga kaviteti. Pështyma na ndihmon të rivendosim humbjen e kalciumit me kalimin e viteve. Djathi stimulon pështymën si dhe largon ushqimin nga dhëmbët. Pas ngrënies së ushqimeve goja bëhet më acidike. Dhëmbët janë të ndjeshëm ndaj aciditetit pasi prish emalin prandaj duhet të vendoset balanca. Ngrënia e djathit zhduk këtë aciditet dhe kthen balancën e pehashit të gojës, duke ruajtur emalin. Fosfori është minerali i dytë më i rëndësishëm në trup, pas kalciumit. Të dy këta minerale veprojnë për dhëmbë dhe kocka më të forta. Djathi I përmban të dyja. Cheddar i vjetëruar, zviceriani, gouda dhe djathi blu janë disa nga djathërat që reduktojnë prishjen e dhëmbëve..
Mënyra e duhur për të ngrënë dhe ruajtur djathin
Shumë njerëz e blejnë djathin dhe e fusin në frigorifer dhe më pas e presin pa e vrarë shumë mendjen. Për të përftuar shijen e plotë të djathit, ka disa rregulla. Djathërat gjysmë të fortë, gjysmë të butë dhe të forte duhet të ruhen në temperaturat 46-56 gradë dhe duhet të nxirren nga frigoriferi 30 minuta përpara përdorimit.
Si ta ruani djathin në frigorifer
Kur e mbani djathin në frigorifer, nuk duhet të paketoni fort apo ta mbyllni në një qese hermetike, pasi djathi ka nevojë të marrë frymë. Mënyra më e mirë për këtë është ta fusni në një qese të bollshme dhe jo ta mbështillni me qese plastike që i heq ajrin. Vendoseni në një qese që lejon ajrin e lagësht të qarkullojë. Një nga mënyrat më të mirë për ruajtjen e djathit është ta vendosni në një enë me kapak që i lejon të marrë frymë e në këtë mënyrë djathi nuk do thahet e as nuk do forcohet. E vetmja gjë që vjen nga ruajtja në qese plastike hermetike është se pas pak kohësh do të shihni djathë të mykur dhe më e keqja është se sporet e mykut mund të shkojnë tek ushqimet e tjera ngjitur. Djathi duhet të mbrohet gjithashtu nga aromat e forta të ushqimeve të tjera, pasi nëse merr aromat e tjera është më i presidpozuar të prishet.
Ekzistojnë mbi 2000 lloje djathi
Mendohet se sot në botë ekzistojnë mbi 2 mijë lloje djathi të cilat karakterizohen në?
Të tjera
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...